Gastronomia në krizë për punëtorë, rreth 80 biznese të këtij sektori janë në kërkim të punëtorëve

                               Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se në bazë të një ankete brenda shoqatës, bizneset kanë nevojë për punëtorë.“Në bazë të anketës, rreth 80 biznese te gastronomisë janë në kërkim të punëtorëve. Rritja e kërkesës për punëtorë ka filluar qysh nga pandemia”.Vranica thotë se megjithatë historikisht bizneset e gastronomisë gjatë verës kanë pasur nevojë për më shumë punëtorë.Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës thotë se rreth 28 mijë punëtorë janë aktiv në sektorin e gastronomisë.“Ne nuk jemi si Gjermania apo Norvegjia që të kemi fabrika të fuqishme. Në pikën më të fortë në Kosovë i kemi shërbimet, gastronominë”.Ai thotë se bizneset e gastronomisë janë dëmtuar shumë nga periudha e pandemisë.“Nëse i krahasojmë të dhënat me vitin 2019, kemi dy mijë biznese më pak në gastronomi”, deklaroi Vranica në rtv Dukagjini.