Shpëtohen dy familje kosovare, kishin ngelur në mes të detit në Vlorë

                            2 familje nga Kosova që kishin ngelur në mes të detit, janë nxjerrë në breg nga Policia Kufitare e Vlorës.Familjet nga Kosova ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, në momentin që mjeti i tyre pësoi defekt.Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës i fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë apo nevoje.