Kryetari Shaqir Totaj priti sot, në një takim njoftues, drejtoreshën e re të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa”,

Kryetari Shaqir Totaj priti sot, në një takim njoftues, drejtoreshën e re të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa”, Spec. dr. Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorin mjekësor të këtij spitali, Hasan Arzoallxhiu, me ç’rast i uroi për pozitat e reja dhe për punën në përgjithësi.

Rastet me Covid 19 janë në rritje dhe si Komunë e Prizrenit jemi të shqetësuar me këtë gjendje.

Me mysafirët, Kryetari Totaj, diskutoi për bashkëpunim të ndërsjell për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Drejtoreshës, Kryetari Totaj i ofroi mbështetje të padiskutueshme me të cilën u pajtuan që takimet të jenë më të shpeshta, gjithmonë duke e pasur parasysh shërbimin maksimal ndaj qytetarëve.