Çaste poetike me poeten:Arta Zajmi 

TRËNDAFILI IM

——————————

Poezi nga Arta Zajmi

Më quaje me emrin trëndafil,

Por s’e kuptoj dot,

Nga ç’kopsht më këpute?

Se një filiz i njomë,

Rritet aq shpejtë,

Ishe ti, dashuria ime…

Sa shumë i sodisja,

Kopshtet e bukura,

Dhe aty qëndroje TI,

O trëndafili im.

Nga puhia e lehtë,

Lëvizje petalet tua,

Dhe në çast,

S’mund të të këpusja.

Rrethuar nga gjembat,

O trëndafili im.

Lehtas m’u shfaq,

Bukuria jote,

O trëndafili im.

Më dehu aroma e rrallë,

Plot vlerë..

Me ngjyrat e bukura,

Mbi petale,

Thura vargje,

Në kopshtin e dashurisë.

Të këputa të jesh i imi,

Ty trëndafili im.

Nga një trëndafil,

M’u sikurse TI,

S’gjeta askund,

Pos një dashuri.

21.06.2020