Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj nderome mirënjohje ish veteranin e UÇKsë dhe veprimtarin e gjelbër , Hooge
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, mori pjesë në shfaqjen e premierës së dokumentarit “Aktivisti i gjelbër” të autorit Ixhet Lutfiu, pjesë e të cilit është edhe ish ushtari danez i UÇK-së, Niels Henrik Hooge. Me këtë rast, Kryetari Totaj ndau mirënjohje për z. Hooge, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij për Çlirimin e Kosovës dhe kontributin pas luftës si aktivist “i gjelbër”.
Miku i shqiptarëve, Niels Henrik Hooge, është jurist dhe filozof danez, i cili në vitin 1999 i është bashkëngjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ka qenë mina-pastrues si dhe aktivist në Partinë e Gjelbër. Nga përjetimet e tij në Kosovë, z. Hooge, në vitin 2016, ka botuar librin “Kosova”.Derisa për jeten veprën dhe të gjitha mirësitë e aktivitete e kryera nga aktivisti i gjlebër Hooge, i bëri publike miku i tij dhe atdhetari e bashkatdhetari ynë i prof. Bedri Bytyçi, i cili jeten në diasporë. Ai edhepe në diasporë asnjë çast nuk ndaloi angazhimet për Kosovë./qendrapress.com/