Lajmi i fundit—–Vdes një 19-vjeçar në Ferizaj, ra nga kati i nëntë i ndërtesës

                          Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.Lajmin e ka bërë të ditur për media zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur.Policia e rendit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, raporton RTK.Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nkati i nëntë i ndërtesës.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.