Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja.-Shkruan; Hisen Berisha , Deputet i Parl . të Kosovës nga PDK
Në Bruksel nuk ka marrëveshje edhe pse u mbarsë opinioni me pritshmëri. Situata u acarua përmes deklaratave, deri te paralajmërimi i mundësisë për luftë. Në takim, u arrit dakordësija që të vazhdojë dialogu ”ngase ende ka kohë”! Pytje: A mundet BE me e shty datën, 01/09/2022 për vitin tjetër?! Unë mendoj se përfundimisht SHBA, nën shembullin e Presidentëve Bill Clinton dhe George Bush, duhet të mbyllin çështjet dhe atë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e bardhë, nga palët Hoti-Vuçiq. Shteti i Kosovës duhet patjetër deri në fundë të këtij viti ta ketë të zgjidhur problemin, së pari, me vetëvetën rreth rrespektimit të marrëveshjeve ku ka nënshkrue si shtet palë; ti respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kapërcej hexhemoninë ruse që e mbanë peng duke i vënë gurë nën rrota, qe 22 vite. Kosova duhet të ecë si shtet, ti mbrojë monumentet e kulturës ndërtuar ndër shekuj bashkë me pronat dhe personelin; duhet ta formoj ushtrinë dhe ti mbrojë asociacionet si toka shtetrore! Mjaftë me luftën e brendshme duke rrëzuar kryeministra shqiptarë nën etiketat se janë tradhëtarë. Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, në miqësi të përjetshme diplomatike e ushtarake me SHBA-të nuk ka alternativë! Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja. Albini duhet me qenë kryeministri i fundit në tavolinën e bisedimeve që dergohet atje “si cjapi te kasapi”, deshton në dialog, kthehet në Kosovë dhe humbë edhe kryeministrin. Shqiptarët, patjetër duhet dalë nga kjo spirale e BE-së, më së largu me datën 01/09/22 dhe dera është Marrëveshja e zotimeve në Shtëpinë e Bardhë, e cila edhe sipas Presidentit aktual Baiden duhet të zbatohet në plotni!/qendrapress.com/