E shtuna poetike me poeten:Afërdita Hadaj

(KURBETI)

————————–

Eh, kurbet të rëntë zjarri,që na ndave me fëmjët,dhe të afërmit, për së gjalli.

Nëpër botë,kanë mar dynjanë, lotët nga sytë kurr s’na u ndanë.

Kemi shumë mall për nipa dhe mbesa, me oksigjen për ta,na mban,vetëm shpresa.

Nga dy pleq,mbetëm vetëm në çdo derë, vaj me det, moj shqipëri e mjerë.

Ku e ke,ti ajkën përse nuk e mbledh,,si zogjtë e shqipes,për një jetë më të mirë nëpër botë po breth.

E lan vatanin

nënën dhe babanë

Sa dhimbje dhe brenga,,,për njeri tjetrin mbajmë.

Mezi presin prindërit beharet, kur vijnë

Të mblidhen rreth

sofrës,,bashkë… me feminë.

Eh sa lezet kanë ato shtëpi plot..me nipat dhe mbesat,,,vijnë erë borzilok.

Po kjo nuk zgjat shumë,,,se mbaron magjia. Atje ku jetojnë ikin prap fëmija. Shpresa na mban gjallë,u kthefshi me shëndet. Sepse guri rendë, peshon në vend të vet