“Marrëveshja Kurti (Surroi) – Vuçiq ndërmjetësuar nga Lajçak –Shkruan: Hisen BERISHA,Deputet i/PDK-së/në  Parlamentit e  Kosovës.

 

                          Të dashur bashkëkombasë, shtetas të Republikës së Kosovës kudo që jetoni, po Ju drejtohem sot në tentim për të ndërtuar një bashkëbisedim rreth qëndrimit tim kritik ndaj asaj që po tentojnë ta kamuflojnë edhe të na e servojnë gjoja si një marraveshje. 1. Republika e Kosovës që nga embrioni i saj (Deklarata e pavarësisë) e deri në 27.08.”22, çdo herë, rrugën për të dalë nga pushtimi shekullorë serb e ka parë Dialogun. Në ecje e sipër burrshtetasit e shqiptarëve të Kosovës ndërtuan një traditë dhe e imponuan jo vetëm për serbët por në shembullin e “gandizmit” për krejt njerzimin. 2. Ky “dialog” me shtetin pushtues Serbinë, e ka historikun e tij (për të cilin nuk dua të flas sot) por, i ka edhe produktet e veta, p.sh. Opinioni botërorë e njeh marraveshjen për kodin e telefonisë; për kthimin e kopjeve të kadastres; marraveshjen për lëvizjen e lirë 2011; marraveshjen për asociacionin; si dhe atë që unë kam dëshirë me e quajtë arritjen historike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës duke marrë nga zyra e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm një marraveshje obliguese për Serbinë por edhe njohjen e shtetit, që krejt historinë e krijimit e ka të përafërt me sakrificën tonë kombëtare. 3. Duke qenë pro dialogut, si deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës, pse jam sot kundër takimit me Kryeministrin Kurti? Qëndrimin tim politik për veprim partiak, unë e dhashë në konsultimet e PDK me grupin përfaqësues në Kuvend, ndaj nuk po përsëritem por nisur nga ato që përmenda më lartë po spjegohem shkurtë dhe kjartë. Krejt jeta ime publike karakterizohet me bashkimin e elementëve të politikës kombëtare në favor të Republikës së Kosovës si shtet, edhe dua të mbetem si portreti ushtarako-politik përbashkues por jo në këtë shteg ku Kurti duke iu shërbyer verbazi interesave personale dhe smirës politike të sëmurë të Veton Surroit, është nisur për t’a nxjerrë Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e nënshkruara dhe të arkivuara gjithandej zyreve diplomatike europërendimore edhe nga kryemarrëveshja e garantuar nga Presidenti i SHBA-vë, e duke ia dhuruar Vuçiqit Shtetin e Kosovës si një “tortë” në pjatë, përmes një “marrëveshje verbale pa asnjë shkronjë në tekst”! 4. Degjenerimet e personalitetëve janë të llojlojshme edhe i studiojnë shkencat mjeksore, ama degjenerimin shtetërorë në nivel të tillë, tani pasi LDK dhe AAK si parti nënshkruese të këtyre marrëveshjeve (përmes ministrave të tyre në qeveritë përkatëse kur janë arritë ato), më ka alarmur në kuptimin e një rreziku të përgjithshëm shtetërorë, ku po ekspozohet Republika e Kosovës. PDK tani për tani zgjodhi rrugën e domosdoshme për ta diskredituar këtë ndërmarrje, e cila edhe kësaj here sikur në fillimet e saja është mbështjellë me ngjyra nacionaliste. Paramendojeni ish kryeministrat e Republikës, nënshkrues me firmën e tyre tani mohojnë të “zezën mbi të bardhë” për një kumbari të vjetër gojore Veton- Vuçiq!? 5. Zhbërja dhe arritja e marrëveshjeve të shtetit të Kosovës, qoftë me shtete fqinjë apo me shtete më të largëta, është obligative të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Jamë koshient se aktualisht LVV mund ta mbivotojë secilin qëndrim opozitar por unë i kërkoj publikisht edhe popullit dhe PDK, të distancohen nga çfarëdo premtimi apo betimi gojorë që arrihet midis “dialoguesve” si ndërmarrje e tyre private, që shtetin nuk e fusin në obligime ndërkombëtare! Selcila marrëveshje, për ta plotësua ketë thirrje (e dimë fushatën e LVV për ta denominuar marrëveshjen e Washingtonit), duhet ta kaloj ratifikimin në kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të meret fillimishtë aty pëlqimi e tek pastaj të shkohet në tavolinë për “ta kërsitur tapën e shampanjës” siç thoshte kryeministri ynë nacionalist kur ishte opozitar! Krejt në fundë Ju lutem populli im shqiptarë, përqafojeni rrugën e PDK-së, t’a kthejmë Republikën e Kosovës në tavolinën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, aty ku ka lindë shpëtimi i kombit shqiptarë nga gjenocidi shtetëror serb, jo vetëm në kohën e Millosheviçit!/qendrapress.com/