Çaste poetike me Poeten:Suzana RAMA

ERËS

———————-

Ja ndërrova emrin erës ,

tani e thërras me emrin tënd.

Sapo dal në rrugë,

të tërën më mbështjell,

loz me flokët e mi ,

mi shprish e mi kreh…

ma freskon gushën,

si të më puthë gjithandej.

Kur më mungon ti,

erës i thërres me emrin tënd,

pa u lodhur ajo më shoqëron

kudo, ku jam, në çdo vënd…

Tiranë 30.08.2018