Çaste poetike me poeten ;Landa MOLISHTI

VETMIA

—————————-

E vetmuar, eci rrugës me zhgënjim

Nga një mike mora goditje-hidhërim.

Në vete duroj therje dhimbjesh në shpirt,

Xhaketën e nenës e hodha krahëve.

E vesha, për tē uruarën qetësi,

Me të, të heq ca mërzi; vetëm ajo s’më tradhton, më duket vërtet, sikur e kam pranë,

Mbështjellur me ngrohtësinë e saj, kaq vonë.

Ah! Kjo botë hileqare, moj nënë,

Ty jep dashuri, ajo me gurë të qëllon?!

E, si mund ta prisja këtë, nga një mike,

Me të gjer dje, e ndamë kafshatën bashkë, hiqej besnike?!

Ty, më thoshe të kam motër, nĕ këtë jetĕ,.e, në at’jetĕ, o të dua me shpirt…!

Sot më fale veç dhimbje, e harrove besën e lashtë.

Rri me sy, e mbërthyer nga udhëtarët,

Ndonjëri, më vështron me habi,

Lloj-lloj, mendimesh më vërtiten,

Vërdallë, më shkon mendja stuhi…

Trupin të shtangur, me djersë tĕ ftohta,

Më pushtojnë ballin, kujtimet vërshojnë, kam frikë po gaboj përsëri.

Si hijet më ndjekin pas, vetes si t’ia gjej hallin?!

Më duhet kohë, tē mendohem mirë,

Në dërrasë tĕ kalbur, të mos shkel përsëri.

Mësimet e t’ua nĕ mëndje e në zemër,

Do t’i mbaj moj nĕnë, nē jetë s’ecet me vrap…?!

Më thoshe: kujdes moj bijë,

Ku hyn e ku del, këmba jote?!

Rrugët s’ janē të shtruara, veç me lule,

Ka dhe njerëz të pabesë, të këqij,

Dashurisë ia humbin kuptimin, ia humbin mrekullitë kësaj bote..

31/8/2022//www.qendrapress.com/