Çaste poetike me poeten;- Miranda KABASHI

NUK VDES DASHURIA
————————————
Në u bëfsha qorr dhe më s’të shikoj,
Në u bëfsha shurdh, zërin s’ta dëgjoj,
Nëse hiqem zvarrë, me trupin kërrusur,
Duart që më dridhen, fytyrën e ngrysur.
Nëse vjen një ditë dhe ty të harroj
Me unë s’do të puth as të përqafoj
Nëse buza dridhet, më s’të thotë “të dua”
Pyete Zotin lart, pse çdo gjë u shua?!
Prapë veç dashuria, nuk ka për të vdekur,
Shpirti prush i ndezur në hirin e mekur,
Gjurmët fillojnë treten, në rrugët pa kthim,
Zemra ime zbrazet, mbytur në trishtim.
/QendraPress/