Çaste poetike me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

NDOSHTA MBETET DASHURIA

————————————

Një ditë

trupi ynë do të mësojë të heshtë

në duart e të tjerëve.

Rrobat, librat, çelësat

do të treten si hije

që nuk thërrasin më.

Bota s’do të ndalojë së ecuri, si një lumë,

ndërsa emri yt do të zbehet në heshtje.

Mbetet të bëjmë mirë.

Ndoshta mbetet dashuria.

/QendraPress/