Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI 

Mos ma vrisni vendin tim. ———————————————-

Më dhemb zemra, shpirti m’dhemb,
Se i presin shqipes fluturim..
Askush më s’po e rimëkëmbë,
Nga kuçedra digjet Atdheu im.

Jam pikë e lotit nga mërgimtarët,
Sa herë që vijë kam parë nga afër,
Një politikë ku lehin zagarët..
Me dhëmbë shqyejnë popullin e varfër.

Më dhemb shpirti, më dhemb zemra,
A ju rrjedh gjak në damarë !?..
Sa doja të përmend ca emra..
Vallë mos nuk janë Shqiptarë !?..

Mos nëpër deje keni ujë !?..
Shpirtit veç për poste ndjenja !?
O Vendi im ,më vjen për kujë.
Se kalërojnë, si ferrë zënë rrënjë..

jam pikë e lotit nga mërgimtarët,
Të vijë folesë si dallëndyshe,
Ç’të shoh kuvendin, ku shajnë të sharët ?..
Hiqen të tërë si zysh e zyshe..

Dëshirat tona si vjeshtë me shi,
Ëndrrat si lule e tharë sirtarit
Shpresat si nata pa hënën karshi,
Të shkuarën , të ardhmen e futët varrit..

Mos ma vrisni vendin tim,
Mos ma rëno mos ma plaçkit,
Mos ma burgos rininë si trim…
Hapni burimet ku rilind dritë… .

Mimoza Eliona Osmani.