Festivali “Hasi Jehon” apo Dasma e Madhe Hasjane fillon sonte.

      Aty ku zemra e traditës rreh më fort, ku tingulli i çiftelisë bashkon brezat dhe ku skena bëhet tempull i kulturës sonë, po rikthehet madhështia që na bën krenarë.
“Hasi Jehon” është thirrje e shpirtit, është amanet i të parëve dhe frymëzim për të ardhmen. Është vendi ku Hasi flet me zërin e artit dhe ku çdo hap vallëzimi rrëfen historinë tonë.
Bëhuni pjesë e kësaj feste të madhe… sepse kur Hasi jehon, jehon gjithë zemra shqiptare!Shkruan Haziz Hodaj, njëri nga shtyllat kryesore të këtij eventi./QendraPress/