“Takimi urgjent”, Kurti shkon në Shqipëri dhe takohet me Ramën në vilën qeveritare  

                       Mediat në Shqipëri raportojnë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama po zhvillojnë një takim në këto momente. Report.tv ka publikuar pamjet nga mbërritja e Kurtit në Tiranë, shkruan Reporteri.net. Takimi raportohet se po zhvillohet në vilën qeveritare 31, në zonën e bllokut. Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme u largua nga konferenca për media, duke thënë se ka një “takim urgjent”, por duke mos specifikuar se për çka bëhet fjalë. Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës në Shqipëri.