Krasniqi: Sot është dashur të ketë marrëveshje që të fillojë mësimi, Kurti nuk po tregohet burrështetas 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që të tregohet burrështetas e të gjejë zgjidhje që fëmijët të kthehen në shkolla, e jo të mbajë inate politike prej pushtetari në dëm të nxënësve të Kosovës.Lideri i opozitës, Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Këshillit Grevist Rrahman Jashari është dashur të ketë marrëveshje, sepse dëmi i mosmarrëveshjes po shihet tashmë e 13 ditë.Ai tha se familjeve, prindërve, e më së shumti fëmijëve sot ju duhet zgjidhja e jo bllokada.“Burrështetasit nga pushtetarët i ndanë mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes. Për të parët, pushteti është marrëdhënie e qeveritarëve me të qeverisurit. Për të dytët, është pronësi mbi të qeverisurit. Ti Kryeministër, dialogun me sindikatat e ke nisur mbrapshtë dhe je duke e ushqyer mbrapshtë, tamam si një pushtetar, larg çdo cilësie të një burrështetasi”, tha Krasniqi.Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ofroj kompromisin e mos të mbaj inat ndaj protagonistëve.“Sepse mësimdhënësit e kanë zgjedhur Rrahman Jasharin, por qytetarët të kanë zgjedhur ty. Sot, janë qytetarët dhe fëmijët tanë, ata që janë më të dëmtuarit nga varësia jote për t’u treguar i fortë përballë sindikalistëve. E kjo nuk i takon një kryeministri. Nuk është cilësia jote si person, por premtimet tua ato që të kanë sjellë në pushtet. Nuk ka nevojë të jesh vëlla me askënd, por duhet të jesh kryeministër i përgjegjshëm për të gjithë. Prandaj, gjej rrugë dhe zhblloko situatën”, tha Krasniqi.Kreu i PDK-së ka thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkollë me urgjencë.“Nuk ka përgjegjësi më të madhe sot dhe as agjendë më të rëndësishme për ty si kryeministër i vendit, sesa ta rimendosh e të veprosh siç kërkon arsyeja e shëndoshë, që nesër nxënësit e mësimdhënësit të nisin rrugëtimin e vitit të ri shkollor. Fëmijët vijnë të parët, të tjerat pas tyre. Për të tjerat mund të të mirëkuptojmë. Për fëmijët s’mund të ta falim këtë arrogancë”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i plotë:
Burrështetasit nga pushtetarët i ndanë mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes. Për të parët, pushteti është marrëdhënie e qeveritarëve me të qeverisurit. Për të dytët, është pronësi mbi të qeverisurit. Ti Kryeministër, dialogun me sindikatat e ke nisur mbrapshtë dhe je duke e ushqyer mbrapshtë, tamam si një pushtetar, larg çdo cilësie të një burrështetasi.Sot është dashur të ketë marrëveshje, sepse dëmin e mosmarrëveshjes e kemi parë tashmë e 13 ditë. Por, marrëveshje nuk ka as sot sepse nuk mund të ketë rezultat kur nuk ka konsideratë e as vullnet për të gjetur zgjidhje. Ndërsa familjeve, prindërve, e më së shumti fëmijëve, ju duhet zgjidhja e jo bllokada.Kryeministër, ofroje kompromisin e mos mbaj inat ndaj protagonistëve, sepse mësimdhënësit e kanë zgjedhur Rrahman Jasharin, por qytetarët të kanë zgjedhur ty. Sot, janë qytetarët dhe fëmijët tanë, ata që janë më të dëmtuarit nga varësia jote për t’u treguar i fortë përballë sindikalistëve.E kjo nuk i takon një kryeministri. Nuk është cilësia jote si person, por premtimet tua ato që të kanë sjellë në pushtet. Nuk ka nevojë të jesh vëlla me askënd, por duhet të jesh kryeministër i përgjegjshëm për të gjithë. Prandaj, gjej rrugë dhe zhblloko situatën.Fëmijët duhet të kthehen në shkollë me urgjencë! Nuk ka përgjegjësi më të madhe sot dhe as agjendë më të rëndësishme për ty si kryeministër i vendit, sesa ta rimendosh e të veprosh siç kërkon arsyeja e shëndoshë, që nesër nxënësit e mësimdhënësit të nisin rrugëtimin e vitit të ri shkollor.Fëmijët vijnë të parët, të tjerat pas tyre. Për të tjerat mund të të mirëkuptojmë. Për fëmijët s’mund të ta falim këtë arrogancë.