Gjeneral Qehaja-luftën e ka fituar UÇK-ja,si profesionist mos serviloseni para kryeministrit që po do me i frikësuar qytetarët me luftën.-Shkruan Kastriot Frengi
Kur kryeministri Albin Kurti tani më ka filluar ta përmend disa herë luftën. Kjo tek shumica e qytetarëve po i ngjanë një frike jo me bazë , por për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve, karshi disa dështimeve madhorë që ka si qeveri. Mirëpo për fat të keq të thuash se tani në ‘’Bota sot’’ u mundua kinse ti argumentojë këto thënie të kryeministrit Kurti edhe gjeneral Ramadan Qehaja, i cili ka thënë ‘’ se Serbia ka për qëllim të bëjë një sulm të shpejtë në pjesën veriore të Kosovës. Ai nuk e përjashton mundësinë që sulmet të kenë synim futjen e frikës ndaj qytetarëve dhe destabilizimin e veriut, por edhe matjen e pulsit se sa është në gjendje Kosova t’i kundërpërgjigjet sulmeve të tyre.:Mirëpo ne i themi Gjeneral Qehaja-luftën e ka fituar UÇK-ja,si profesionist mos serviloseni para kryeministrit që po do me i frikësuar qytetarët me luftën. Ju kryeministri e gjithë të tjerët keni pas rastin që në luftën e UÇK-së të dëshmoheni. Prandaj harrojeni këtë frikë të kotë sepse tashëm Kosova ka një ‘’Bondstil’’ e kjo është ajo deviza e sigurisë. Mirëpo, mos mundoheni të serviloseni para askujt e as para kryeministrit se fjala publike herdokur gjykohet dhe…Ju dhe të gjithë ata që frikësohen nga lufta, harrojeni, për bëhuni bashkë e mbrojeni vlerat e luftës e duke mbrojtur ato vlera që tash për fat të keq padrejtësisht po mbahen në Hagë do të mbroni lirinë e këtij vendim që i solli gjaku e lufta e dëshmorëve dhe çlirimtarëve me aleatin NATO. Lufta ishte dhe fitoi UÇK-ja këtë tash e dijë gjithë bota /.qenderapress.com/