Çaste poetike me poeten:Valbona HADRI
QEPARO 2022
Pa fjalë
Më rrëmbejnë bukuritë,
kaltërsitë e kësaj, vale.
Lot i pastër i gëzimit
me kristale mi mbush sytë.
Shkumba e bardhë ledhaton gurët,
përplas trupin lehtë në rërë.
Dielli, deti dhe rrezja e fundit
prej argjendi qenka bërë.
Rrezja e fundit shkon mbas malesh,
Mbremja bie me nxitim,
Perendimi ringjall kaq ëndrra
dhe kaq këngë në shpirtin tim.
Me shijon kafja e mbrëmjes
Dielli zjarrtë që u përflak
Ndaj me miket një zë lutemi
Zot na e zgjat këtë çast dhe pak.
Kendojmë këngë bashkë me valët,
Bregut të kaltër në Qeparo,
Rrethuar prej mrekullive,
Nga një dorë e shenjtë ngado.
Syri im ndjek horizontin
Larg përtej në pafundësi
Shiu i beftë e shton ngjyrimin
Pikturon një mrekulli.
Shikoj shkëmbin, gjelbërimin,
Buzë detit këtë natë.
Çdo rrugicë me kalldrëm guri
Vezullon si diell i zjarrtë.
Valbona R.Hadri
18.09.2022