Kuvendarët Komunal të Prizrenit miratuan buxhetin komunal me disa kërkesa shtesë.
Në seancën e nëntë të radhës të rregullt të ftuar nga kryesuesja Antigona Berisha Bytyqi, e ku mori pjesë edhe i pari i komunës Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi, fillimisht paraqiti para kuvendarëve rendin e ditës të miratuar në Komitetin për Politikë e Financa. Para se të fillonte seanca kryetari i komunës tha se do ti paraqes edhe dy pika të rendit të ditës pasi që ata kanë ndodhur pas mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa e që kishin të bënte me dy prona një në Landovicë e cila ka të bëjë me rastin e kësaj hapësire për varrezat e qytetit, sepse gjendja e varrezave në Prizren është e vështirë tha kryetari Totaj. Propozimi i pare kaloi unanimisht si dhe i dyti për Lubinjen po kusht kaloi me votim unanim.Ilir Gashi, kërkoi ndalimin e trotineteve dhe mjeteve motorike të shihet mundësia e ndalimit në zonat historike. Pastaj pyetje parashtruan edhe; Delamn Sokoli,Bajram Kastrati, Petrit Hoxha,Islam Thaçi, Sevil Kazaz, Karanfil Haxhillari, Dafina Alishani, Shukri Quni,Merxhan Osmani , Admir Adili, Pas kësaj drejtorët filluan të japin përgjigjet se pari drejtori Çelë Lamaj dha sqarime lidhur me pyetjet e shtruara për drejtorinë e tij, Pastaj drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj, iu përgjigjet . Pastaj drejtori Adem Morina, iu përgjigj pyetjeve e po ashtu edhe drejtoresha Vjollca Kabashi , drejtoresha Burbuqe Berisha,,drejtoresha Lirije Bytyqi,drejtoresha Ramize Shala,dhe se fundi kryetari Totaj,foli për trotinetat dhe për hapësirat publike dhe për qendrën kulturore boshnjake. Pika e trete ishte për miratimin projektbuxhetit Buxhetit si pikë e sotme fillimisht për këtë pikë referoi drejtori i drejtorisë Sulltan Badallaj, pikë e cila pastaj natyrisht ka zgjuar interesim të shtuar, Kryetarët e grupeve parlamentare në pyetjet e tyre nisur nga LVV ku Karanafil Haxhillari,duke shtuar se LVV nuk do ta voton buxhetin,Në emër të PDK -së Adrit Krasiniqi tha se do ta votojnë dhe ftojnë për votim edhe tjetër për votim. Në emër të LDK-s Haziz Hodaj,nga LDK .Bajram Kastrati nga AAK si grup do ta përkrahim, Nisma ku Shukri Quni dhe do ta përkrahim si grup parlamentar, por kemi disa kërkesa. Grupi per Prizrenin Ertan Simitqi në emër të KDTP-së z. Bush nga koalicioni Vakat u tha se mbështesin .derisa nënkryetari Kujtim Gashi, tha s e këtë vit është hera e parë se në dëgjimet publike janë marrë prioritetet e këtë vit e kemi prioritet bujqësinë. Kujtesa Shatri kërkoi që projekti për ndihmat e lehonave dhe foshnjave të posa lindura të ndihmohen tha se e paraqet kërkesën në emër të grupit të grave paralementare. Ilir Gashi,kërkoi parkingje dhe parqe me shumë në këto projekte të së ardhmes, rregullimin e sheshit ‘’Shadërvanin’’.Dafina Alishani,Pastaj folën edhe Admir Adili dhe Selman Sokoli ,Petrit Hoxhaj, Islam Thaçi dhe Sevil Kazaz.Merxhan Osmani,Nënkryetari dha informatën se nënat lehona do perkrahen me buxhetin,Pas votimit me 25 vota pro u votua buxheti komunal./qendrapress.com/