E enjtja poetike me penën e artë të:Nexha REÇICA

PËR ÇDO ORË

—————————–

Për çdo orë

e më shumë

padashur

më rriten kujtimet.

Më shuhen

ëndrrat e nënës

kur më thërriste

në kujtimin tim.

E unë e prekja

fytyrën e saj

këtë më së shumti

mund ta mbaj mend.

N.Reçica

&   &   &

SYRI MISTER

——————————–

Zbathur shëtis syrit tënd

atëherë kur loti dallgëzon

qerpikut të bashkuar

kur të them të Dua.

Unë të shtrëngoj

në mes mjegullës

nëpër magjinë e shpirtit

heshtur lëkurës sate digjem.

Kur shkruaj lutjen për ty

ti më je pemë në largësi

e unë vazhdimisht

në syrin mister rri.

N.Reçica Prishtinë