Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Fatos RUSHITI

DORA E BUTË E VAZHDIMËSISË

Bota ime Dardanë një çudi fëmije
Gjeth i vogël pa mbështetje
Ujë nuk ka në gojën e Botës
As njerëz që dashurojnë
Bota ka ngecë tek një qeshje djalli
Tunel i gjatë përpara
Me krimba e gjarpërinjë të zinjë
Ulkonja e tigër të egërsuar
Po mi thyejnë parashikimet
Për kitarën e ëndërruar
Për jetën e pa jetuar
Mendimi rrëshqet në materie
E flet mos u ngushtua Bota
Që s’po mund të hy në jetë
Përse kaq shumë u zvogëlua Bota
Vetëm zëra paknaqësie dëgjoj
O grua o dorë e butë e vazhdimësisë
Përse nuk më le të hy në jetë
As që dua të dij për ankimet e ditës
Më lini të dal në jetë o besimtarë
O mëkatarë që harruat njeriun
Përbuzni gjeniun
Luftëtarin e dritës
Dua të dal nga lulishtja e lagur
Të bëhëm poet a arkitekt jetese e lirie
T’i mbledh pak nga pak
Lulet e jetës
Përtej kodrës së vogël
Dua të dal
Dua të flas
/QendraPress/