E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Elida BROSHKA
Kur….
———————–
Kur është shi gjatë natës,
bie nga qielli dalengadale,
hëna e plotë e orës katres
ne retë e zeza që ishin gjallë!
Kur shiu u shtua mbi oqean
bubullimat vonuan gjatë….
s’e di hapësiren ndaj s’ndan
bie rrëmbyeshëm kete natë!
Kur vjen ti porsi një vëtetim
ve xhaketen mbi supet e mia,
me mbron nga shiu me qëllim
me ty ne shi naten doja të rrija!
Dëshirën time e plotësove
dhe tënden që doje më shumë,
u fsheha brenda ti me betove
dashuri te pastër ashtu si unë!
Pas disa orësh harruam veten
të lagët por nuk kishim ftohtë,
jetuam këtë natë me shi realitetin
me mbaje me trupin tënd ngrohtë!
Kur është shi gjatë kësaj nate
ti me ngjan me një vëtetim…
do tç kujtojë ty pas kësaj date
që erdhe shërove shpirtin tim!