E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve; Zoica Gjolla Popi
Dy brigje
——————————-
Në nënkalime urash
thërras emrin tënd
jo…. jo për të lidhur dy brigje
por për një zë ndryshe
në një thirrje të pazakontë
sa për të kuptuar
ej….. ej…. a je aty?
Eh.. brënda një tingulli
që tingëlloi guximshëm
drodhi botën time
e bërë tokësore
rrotulluar në boshtin e vet..
Po më rëntë pika mua
kur ia hoqa velin hënës
e padashur gërrica vehten
në një dhimbje që la shenjën
për të mos u fshirë .
Por…….por….
i bukur tatuazhi
që mori formën e dy buzëve
të mbetur në diskun e hënës.