E hëna poetike me poeten: Dodona QOSE
ART I FJALËS
——————————–
nuk e shita fjalën ndonjëherë,
u hidhërova kur më thanë: shit,
me fjalën kam notuar ngaherë,
nde errësira mendjesh ku s’kishte dritë,
e ku di ti o njeri,
që fjalës ia çjerr tisën,
tek fjala jeton çdo magji,
fjala s’e duron pisën,
hej ç’më vjen të ulërij,
e piskamën t’ma dëgjojnë,
ata që fjalën gërryejnë si minj,
për fjalën thonë q’e dashurojnë,
po ku je ti që ma mban veten poet,
a e ndjen se ç’është bërë,
gjithherë të shoh që veç godet,
me fjalë të vaktë,
të zësh ndonjë vërë,
na qenka bërë modë,
për dashuri flasin të tërë,
hej o epokal,
po të bërtas unë që këndej,
po të them ndal,
mos ma përfol enjën,
edhe në poezi ka më fal,
po të drejtoj gishtin,
ty që më shkruan për dashurinë,
ma ke ndrydh shpirtin,
se tek ty s’gjej njeri,
atë njeri që ka dritë’ në fjalë,
atë laps që peshon rëndë,
që kur ma thotë në varg,
të mos e ngrenë dy pendë,
po ku vajti syri,
ç’desh andej matanë,
doli sapo hyri,
dot s’tha një fjalë,
ik nuk ta dua,
kurrë më atë varg,
nuk janë fjalët e tua,
ato rrahin larg,
në vise të huaj,
të dua në prag,
aty ku shekujt amanet thanë,
se shqiptari kur jep fjalën,
ther djalin,
e dua këtë fjalë,
të mos më vrasë,
gjallë të më mbajë,
gjallë,,,