Fyma poetike e së mërkurës me poetin;-Sylejman KELMENDI

PARATHËNJE
————————
Unë
Vëllau
Gjyshi dhe stërgjyshi im
Nën këmbë e gjetëm
Të njëjtën baltë
E patëm të bekuar si bukë
E patëm të ëmbël si mjaltë
Nënat në djep duke na përkundur
Na kishin thënë:jemi të saj
Të vegjël kur ishim
E mbyteshim në vaj
Për baltën tonë të shpirtit
Sylë Sejdi Ahmeti-Sylejman Kelmendi /QendraPress