Fyma poetike e së mërkurës me poeten;-Teuta BIÇAKU

Sa ngjajnë
—————————
Të dy kriposin.
Të dy përmbytin.
Të dy lajnë e qartësojnë.
Të dy pasqyrojnë dritën.
Të dy mbartin qiellin.
Të dy lindin pas stuhive.
Të dy prekin horizontin .
Të dy fshehin thellësi:
loti i vogël i syrit tim
dhe loti i madh i syrit të botës,
deti.
E kur përzihen, dhimbja mbetet pa emër.
E kur përzihen, deti bëhet rrëfim,
me dallgë shkumëzuese, valë apo qetim.
/QendraPress/