Çaste poetike me poeten:Valbona HADRI
Ajo
—————————
Tani e kuptoj se i pëlqente
ta shijonte suksesin.
Nuk shqetësohej më,
Duke i lënë pas brengat.
Edhe nëse i ndodhte diçka,
Me ngrohtësi dhe buzëqeshje
Dinte si ta rregullonte.
Ajo shkëlqente duke jetuar pjesën e jetës së mbetur, pa shqetësimet e mëparshme.
Ajo shijonte ëmbëlsinë e së tashmes.
Duke i qëndisur mirësitë me faktin e të qenurit njeri.
Sepse ajo,
Ishte dhe do të mbetet një Grua.
Dt.02.10.2022
Valbona R.Hadri