Totaj për “Takimet e Gjeçovit”: Zymi i Hasit përmes këtij manifestimi mbajti gjallë kujtesën kombëtare

                        Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në edicionin e 51-të, të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që po mbahet në Zym të Hasit. Me këtë rast i pari i komunës u shpreh se për 51 vjet, Zymi i Hasit të Thatë, përmes këtij manifestimi, mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke e promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës së At Shtjefën Gjeçovit.“Kisha kënaqësinë sot të marr pjesë në manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, ku për 51 vjet, Zymi i Hasit të Thatë, përmes këtij manifestimi, mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke e promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës së Atë Shtjefën Gjeçovit”, tha Totaj./