‘’Autonomi për veriun e Kosovës’’….?!

                                    Situata  në Kosovë  na  detyron të  ribotojmë një shkrim të botuar  më  heret, siç  është  paraparë  nga  gazeta ‘’Standard’ ne  po e përcjellim  këtë 

‘’5 November, 2012

James Hooper Ish-kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, James Hooper, thotë se detyrë kryesore e vizitës së paradokohshme të sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Serbi dhe Kosovës, ishte nxitja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se ajo nuk ka udhëtuar rastësisht në Prishtinë me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton. Sipas mendimit të tij, “dialogu nuk do të ketë sukses”, por siç thotë, “kjo nuk është çështje kryesore, por nëse SHBA-ja dhe BE-ja do të arrijnë ta ngrinin dialogun në një nivel më të lartë”. Hooper propozon që bisedimet të fokusohen në çështjen e veriut të Kosovës, përkatësisht të Mitrovicës. “Kjo nënkupton hartimin e planit që do të mundësonte një autonomi të rëndësishme të këtij rajoni. Plani si pikënisje do të kishte situatën reale në terren. Mirëpo, autonomia e madhe nuk do të rrënonte sovranitetin e Kosovës. Prishtina ndaj kësaj autonomie duhet të ketë një qëndrim shumë të kujdesshëm dhe konstruktiv. Që të realizohet kjo nevojitet që t’i mundësohet Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk do të thotë se Serbia patjetër duhet ta njohë Kosovën, as që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën, as që besoj se Nikoliq dhe Thaçi sa çel e mbyll sytë të bëhen miq”, tha Hooper për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe. Sipas Hooperit, ideja është që koncesioni i njërës palë nuk do të thotë humbje të palës tjetër. Me fjalë të tjera, edhe Serbia edhe Kosova do të kishin dobi. /standardi/.percjellë nga /qendrapress.com/