Serbia në vitin 1998 sakrifikoi fëmijët serbë ,e tash po sakrifikon postet,Kosova duhet të jete syçelë- Shkruan;Qazim THAÇI
Si shkas për këtë shkrim e morra ballinën e gazetës magazinë’’Kurir’’ ku ne ballinë është edhe shkrimi’’ Rade Markoviq dao analog da se ubiju srpska deca u Peci 1988?!’ q në përkthim të lirë është ‘’Rade Markoviqi ka dhënë urdhëresë që të vriten fëmijët serbë në Pejë me 1988’’. Prandaj duke u bazuar në këtë titull e po e rikujtojmë faktin se sa të pa shpirt e të pa kursyer serbët janë kur ata duan të nisën ndonjë nga mbrapështirat e tyre, Në rastin konkretë duke sakrifikuar më të shtrenjtën e secilës qenie njerëzore pra fëmijën, Kurse ne jemi dëshmitarë edhe të rasteve aq të ultë si rasti ‘’Martinoviq’’ apo edhe dhjetëra raste e inskenime serbe që të akuzohen shqiptarët, Kurse ajo që e kam në fokus sot është ‘’sakrifica’’ kinse e vendeve të punës dhe posteve të serbëve, kjo vërtetë pa na rikthen në vitet e para luftës së UÇK-së, kur Serbia,nuk zgjidhet forma për të njollosur pastërtinë e idealeve të UÇK-së për lirinë e Kosovës. Këtë pastërti më vonë e dëshmuan me intervenim edhe NATO dhe gjithë opinioni demokratik e liridashës i botës./Këtu dua të përjashtojë ato qeveri shoviniste siç ishte Rusia e ndonjë tjetër në glob/.Kurse, tani në vitin 2022, u deshtë që Serbia të ngritët e të ‘’sakrifikojë’’kinse poste deputetesh, poste kryetar komunash , policë e që është edhe më e keqja edhe poste gjyqtarësh që së paku ata e njohin dhe e dinë realitetin e Kosovës. Prandaj, kjo e detyron së pari qeverinë kosovare të tregohet syçelë, por këtu këtë syçeltësi duhet ta kenë edhe liderët e subjekteve politike shqiptare, Kur është në pyetje atdheu nuk ka parti, sepse mbi të gjitha duhet të mbetet Kosova. Edhe kësaj here besojë se pos SHBA-ve që duhet dhe kam i bindur e dinë se si duhet të sillemi,i bëjmë një thirrje shteteve Evropiane , të tregohen asgjë më shumë se reale, Sepse tashmë drejtësia është në të drejtën e Kosovës. Së pari serbët qofshin policë apo kushdo tjetër nuk humbi asgjë sepse Serbia ua ka siguruar pagat atyre, andaj ata edhe kinse po ‘’sakrifikojnë ‘’kaq shumë. Këtu përgjegjës më madh i bie kryeministrit Kurti, që në asnjë formë e në asnjë pretekst e në asnjë bindje mos ta ndalojë që të jetë në koordinim më SHBA-të sepse vetëm SHBA-të e vlerësojnë drejtë fatin e Kosovës, Mund të mos jemi edhe krejt të kënaqur, por megjithatë nëse SHBA-të janë në këtë marrëveshje, Kosova padyshim se ka të ardhme të ndritur e kundërta e kësaj le vend për më shumë dyshime,, jemi në pozicion e vështirë politik duhet syçeltësi së pari e qeverisë e po kështu edhe i të gjithë spektrit politik në Kosovë./www.qendrapress.com/