E mërkura poetike me poeten: Hana XhIHANI
Gjymtim
————————-
Nëpër rrugë ai çirrej :
Nga ju,
nga ju
të ndyrë,
të mallkuar,
shkatërrimtarë,
grabitqarë,
të çmendur,
të shpifur!
Dëshirat e juaja të degjeneruara gjymtojnë!
Pervers të neveritshëm!
Ju,
që krijoni vuajtje,
që varrosni dhimbje,
që kërkoni viktima me pse-në e këtij makthi,
me pse-në e këtij pisllëku të paefektshëm.
PËRSE!?
Përse e doni vuajtjen,
përbuzjen,
PËRSE ?!
Filizat janë errësuar si një ekran i errët
duke u mbajtur pas ëndrrës.
S’i mbetet tjetër, nën hijen e ujit pëshpëritin: “SHPRESË”
për një botë më të ndjeshme.
Mos i këpusni gjethet e fundit!
A mundet ta shërojmë këtë gjymtim?!
& & &
Ju egërsira të frikshme,
Ju bukuri boshe me mendje të shëmtuar,
Ju “xixëllonja” pa konture të ndritshme,
Diellin e nesërm po e varrosni me ato duar!
/www.qendrapress.com/