Kryeministër shteti është buka e dielli  i secilit kosovar, mos e degrado luftën titanike,për jetësimin e pavarësisë-Shkruan :Kastriot Frengu

              Jemi dëshmitarë  se  kryeministri i Kosovës  Albin Kurti, para deputeteve lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se procesi i dialogut nuk ka qenë asnjëherë më transparent se sa në qeverisjen e tij.  “Për bindjen time të fuqishme dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më transparent, që prej rifillimit të tij, ne kemi qenë transparent ndaj qytetarëve dhe publikut, kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt më partitë opozitare, por edhe kemi treguar kujdes e maturi ndaj procesit të dialogut duke mos e dëmtuar atë e interesat tona”-ka thënë Kurti. Mirëpo, realiteti  është ndryshe  kryeministër Kurti, menjëherë pas takimet me Ju , liderët  opozitarë  kanë deklaruar  për  faktin se ju  nuk keni  informuar  gati asgjë, ose  vetëm  keni shprehur  ‘’histori’’  dhe  si fakt i kësaj Ramush Haradinaj  nuk ka arritur të  ju durojë dhe e ka lëshuar mbledhjen me  Ju, Kjo tregon se  ju  keni përdorë retorikën e boshe,e nuk kemi ofruar dëshmi  apo zgjidhje, Kjo  u dëshmia  edhe me  faktin se  pikërisht duke  ditur këtë  liderët  opozitarë   nga PDK dhe LDK  u ftuan në  Evropë e SHBA  ,sepse  ata  e dinë tashmë  se  ju  pos retorikës  boshe  ose nuk  ofroni asgjë , ose  ofroni ndonjë  gjë  pa vlerë. Kryeministër  Kurti,shteti është buka e dielli  i secilit kosovar mos e degrado luftën titanike  për jetësimin e pavarësisë në këtë shkallë  se  vërtetë   të  gjykon historia, Ju edhe  mund të  keni alergji ndaj  çlirimtarëve, por  Kosova  është rezultat e atyre sepse ju më së  miri e dini  përndryshe do të ishte e  detyruar të  flasin gjuhën e armikut . Prandaj,  është   radha të   leni mënjanë  gjuhën  e retorikën  boshe, të  ofroni  punë e dëshmi  më shumë ose  ta lëshoni rrugë e ka kush kësaj toke i del Zot, Është SHBA e pas  kësaj edhe  Kosova  ka  burra e gra, ka  djem e vajza  që  duan këtë vend./qendrapress.com/.