Zëvendëskryeministrja e Thaçit, pjesë e çdo qeverie”, Haki Abazi godet shefen e tij të grupit parlamentar 

                                  Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka goditur Shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se s’duhet të promovohen njerëz si ajo.Abazi ka thënë se Kusari-Lila “ka vepër penale e ka qenë pjesë e privatizimit edhe të distribucionit, zëvendëskryeministre e Hashim Thaçit, pjesë e Aleancës Kosova e Re dhe e të gjitha qeverive”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Unë nuk mendoj që ne duhet të jemi politikisht korrekt pafundësisht që të goditet njeri sikur unë, edhe të promovohet njeri që ka vepër penale e ka qenë pjesë e privatizimit edhe të distribucionit dhe jo vetëm, zëvendëskryeministre e Hashim Thaçit, pjesë e Aleancës Kosova e Re e të gjitha qeverive e dikush tjetër mund të ketë edhe rast të parashkrum kriminal të veprave”, ka deklaruar Abazi në T7.Sipas Abazit, Kusari-Lila e ka ndihmuar ish-Presidentin Hashim Thaçi që ta mbajë “pushtetin e korruptuar e kriminal për 20 vjet”“Ne kemi punë për me ba. Ky shtet nuk bahet me kozmetikë e as me idenë që transformimi vjen me njerëz të cilët janë fajtorët, siç është zonja Kusari nga e kaluara dhe të tjerët, për atë se Thaçi vetë nuk ka mujt me mbajtë pushtetin e korruptum e kriminal për 20 vjet në këtë vend. Unë po e përmendi një emër që o te na, po ka shumë emra që e kanë ndihmu atë sistem…”, ka thënë Abazi.Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza Mimoza Kusari-Lilën dhe tre ish-ministrat e Qeverisë Thaçi, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”./Reporteri.net