FIFA e dënon Serbinë me 23 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës 
Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 23 mijë e 300 dollarë për një afishe në dhomat e zhveshjes ku shihej harta e Kosovës dhe fjalët “nuk ka dorëzim”.
Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë gjest.
Përveç FFK-së, ankesë bëri edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në FIFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ky gjest ndodhi në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit