Nënkryetari Kujtim Gashi, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë Bexhat Bytyqi, bënë sot shpërndarjen e mjeteve bujqësore
Investimi i Komunës së Prizrenit në mekanizëm bujqësor është faktor që mbështet rritjen e nivelit të punës dhe është mjeti më efikas për zbatimin e kërkesave bujqësore për fermerët e Komunës sonë, gjë që rritë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe ulë koston prodhuese.
Nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bexhat Bytyqi, bënë sot shpërndarjen e 50 multikultivatorëve me frezë dhe 5 freza me gjatësi 1.6 metra për fermerët përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor me bashkëfinancim”.
Kjo është faza e dytë e ndarjes së mekanizmave bujqësor, ndërsa, projekti vazhdon së zbatuari sipas afateve ligjore për fermerët e tjerë përfitues në kuadër të këtij procesi të subvencionimit.