E marta poetike nga poeti ;-Agron SHELE

Zjarri

—————————

Zjarri lindi si flakërimë shpirti
derdhur në rrufetë e Zeusit
në hakmarrjen e zotave që gozhduan Prometeun
dhe sërish në të kuqen e tunikave të veshura,
që flaknin në det mbeshtjelljen e kuqe,
kur anija e trimfit fundosej e përmbytej
dhe shkëmbit të vetmuar nuk aviteshin më nimfa.

Zjarri lindi meteorëve
që digjnin dhe rilindnin një epokë
të krijesave të thjeshta e të çastit
tek shikonin vetëm përflakjen nëpër pyje
e nxitonin të ndiznin një pishtar
për të ndritur errëtinë e tyre,
por kurrë se kuptuan rilindjen e zjarrit në gji
që erdhi nga shpirti i një gruaje.

Zjarri është masakra e valles së çmendur
kërcyer për heroin e të fundit, Zotit tim
ardhur nga shkëlqimi i Diellit
dy turra drush dhe një britmë e lukunisë së ujqëve
që s’ dinë nëse vajtojnë ose kërcejnë
pengut të tyre të frikës,
por flakërimë përmbi shekuj
ngrihen besimit të tyre.

Zjarri është ritmi i tokës
ku ne dënohemi të shkelim për çdo ditë
është marramendja e yllit që ndriçon në feksje
por dhe gjaku që venave lëvrin
e kështu ti hyjneshë e tokës që ne përunjur falemi
me sy smeraldi pëmbi jetë
shkëlqe ditën e falur
dhe zjarrin pëmbi qiell më lart e ngre.

 /www.qendrapress.com/