Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçari nga Prizreni që u raportua i zhdukur
13-vjeçari, Ender Cahani, nga Prizreni i cili u raportua i zhdukur nga nëna e tij, është gjetur shëndosh e mirë mbrëmë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se fëmija është marrë nga familjarët e tij.
“Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Juge, të cilët kane dakë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22 . I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij”, thuhet në njoftim