E shtuna poetike e mesdhjetorit me poeten;-Monda HAMITAJ
E DEHUR ME TY
————————————
E dehur me ty qiellin pushtova ,
U dalldisa si e çmendur pafundësisht ,
Me ty përhumba veten time, marrova ,
Regëtova e tera përhumbur kaltërsisë.
Në fustanella te shpleksura reshë,
E deha zemrën time te marrosur,
Pa frike se dimri do të ma ndalë,
Pa frike se buzët do të mi thajë thellimi.
Vrapova pas jush si e marre .
Në gjokes te yjeve e vara ndjenjën ,
Si medaljon meteorësh qe shpirtin
ma tundoj ,
Shprangosur prej etheve të harresës degdisur,
Më sjellin tek ty fluturimthi , ashtu si flokez dëbore.
Dhe zhytem unë në gjoksin tuaj përhumbur ,
Largohem , afrohem si nje rrëzëllim i paparë,
Flakëroj si shigjetë në sytë e tua engjëllore ,
Ajsbergun e harresës në zemrën tënd kam shkrirë .
Tani vrapojmë si të çmendur mes njerëzve qe rrugët kane mbushur ,
Dhe lart mbi re qiellin e pushtojmë si stuhi,
Me ty e dehur kalërojmë suazave te pa fjetura mes reve ,
Dhe pas ninullave të detit përhumb shpirtin tim .
/www.qendrapress.com/