Çaste poetike me poetin;-Bedri HALIMI
HESHIM GASHI
——————————————
Sa herë valëvitet flamuri
Për ty këndohet kënga e hareshme
Dhe i biem përqark atdheut
Që gjithçka i fale nga vetja
Ti nuk ushqeheshe me figura ëndrrash
Para momentit të furtunës
Ti ec sërish këmbësoreve të pashkelura
E neve fjala për ty na derdhet në buzë
Me emrin tënd e shkrepim vetëtimën
Ti prore na e frymëzon ëndrrën
Dhe fluturojmë edhe nëpër mjegull
Nuk soset bukuria e atdheut
Me ty më lëhtë mësojmë
Të arrijmë bregun
Të shpëtojmë nga mos harrimi
Emri yt Heshim – ruan fuqinë e zjarrit
/www.qendrapress.com/