Çaste poetike me poeten: Elisabeta GOCKAJ
Jetimit
————————–
Ah… ky dhjetor i rreckosur,
i mungojnë të ëmblit krahë,
bota rreth e ka djallosur,
si unë….jetime kjo dynja.
Pres një përqafim të ëmbël,
ku ta marë e kush t’ma jap !
nënën e kam parë në ëndërr,
s’pata fatë ta shoh të gjallë.
Babë goja s’më ka thënë,
nuk e di… në vallë jeton !
jetimores më kanë lënë,
një të shtrenjtë medaljon.
Ç’është malli…. kush e njohu,?
ç’është dashuria vallë,?
të kërkosh mes të pa njohurës,
nënën tënde dhe babën .
Bota qahet….qahet kot,
se kërkon ca luks më shumë,
si ti them që është e plot,
si ta bind që s’është ai unë.
Lotët… kurrë nuk i pranova,
ti kem shok për ngushëllim,
syve shpresën përqafova, shpirtit….
të rëndin durim.
Ju të gjithë sot do festoni,
k’të ndërrim viti në prag,
dhuratat do ti ndërroni,
duke pirë verë e shampanjë.
Ndërsa unë.. heshtur do lutem,
të trokas kjo derë e mjerë,
pa toka gjithë le të tundet,
të shoh prindërit veç një herë.
Ah …..se dini ç’do të thotë,
të të mungoj një përqafim,
në mes keti dimri të ftohtë,
veç kjo dhuratë akujt mi shkrin.
Bota…… vjenë era barot,
bën spektakël e dëfrehet,
ndezë llambushka në ç’do odë,
me shampanjë e verë dëfrehet.
Unë me shpresën përqafuar,
nuk lë lotin tē më rrjedh,
jam e bindur do të kthehen,
dy prindritë e mi të shtrenjtë.
/www.qendrapress,com/.