𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫ë𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭
Në prani të medieve dhe shoqërisë civile, nën monitorimin e OSBE-së, sot, u mbajt mbledhja e përjavshme me drejtorët e Komunës, udhëhequr nga Kryetari Shaqir Totaj, ku u raportua për arritjet javore dhe planifikimin për ditët në vijim.
Gjatë javës që e lamë pas, është bërë shpërndarja e druve për 150 familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve me asistencë sociale. Furnizimi me dru po vazhdon edhe për familjet e tjera që i takojnë këtyre kategorive.
Javën që po e lëmë pas, ka vazhduar me intensitet të lartë realizimi i projekteve kapitale, ku deri në fund të këtij viti pritet të përfundojnë shumë projekte infrastrukturore – janë mbi 40 projekte në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit që janë në procese sipër.
Po vazhdojnë punimet intensive në rinovimin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, në fushën e sportive në shkollën e Gjonajt, ka filluar rregullimi i zhveshtoreve në Stadiumin “Përparim Thaqi” si dhe po vazhdojnë punimet në rinovimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Kanë vazhduar aksionet e inspektorëve komunalë për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, si dhe është inspektuar nivelimi i trotuareve për shkak të shkeljeve të standardit të këtij projekti. Në fund të këtij viti do të zgjidhet punëtori më i mirë i Komunës së Prizrenit.,njofton kabineti i kryetarit Totaj./qendrapress.com/