Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Albina TREBICKA

NDODH NJË ÇAST…

——————————–

Një çast…BOSH

Një mendim KOT

Një tag…pa shok

Pikojnë në një lot

Një qiell i bruztë

Një diell i fshehur

Qan një re gri…

Shi i ftohtë derdhur

Ku ta gjej shpirtin…?!

Në trishtim kredhur

Larg prej këtij çasti

Gëzimin për ta gjetur

Ndodh ky çast…

por…IKU!

A.TREBICKA

/www.qendrapress.com/