Kurti hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve- Shkruan;Hisen Berisha,deputet i PDK-së në Parlament.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka pasur disa akuza për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve”.
“Sipas deklarimeve të z. Eskobar, barrikadat largohen me dialog dypalësh. Nëse ato largohen me gjak, sipas deklaratës së Albinit, kjo është një tjetër goditje e rëndë besoj dhe e parikuperueshme e raporteve SHBA kryeministër i Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Ligjvënësi opozitar i ka bërë thirrje Kurti që të ecë sipas rekomandimeve të diplomacisë së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Departamentit të ShBA-së.“Pra deri tani, ka dy alternativa për largim të barrikadave, e z. Eakobar me dialog dhe e Albinit me vrasje. Si deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës zgjedhë rrugën e z. Eskobar”, shtoi Berisha.