Fryma poetike ditës së parë të motit të ri me poeten:Albina CEKA
IKU, SHKOI DHE KY VITË!
—————————————–
Iku, shkoi, iku ky vit i vjetër
Me numra e shkronja n’letër
Me shumë halle e trishtime
Viti i RI o ardhtë me gëzime
Iku, shkoi, iku ky vit i vjetër
Me realizime dhe dështime
Se di ku fshihet, ku shkon?
Vitit t’RI o vendin ja lëshon.
Iku,fluturoj o ky vit i vjetër
Dikush plaket e tjetri lindë
Dikush rritet merr fluturim
Një tjetër largohet pa kthim
Cikli i jetës ardhtë i mbarë
Nuk ka trim që me e ndalë
Ndaj ta marrim o me qetësi
Të gëzojmë në këtë Vit të Ri
Ky vit ardhtë veç me dritë
Siç lind fëmija i shumëpritë
Ardhtë në tokë si yll polarë
Lumturi o për botën mbarë
Të rilindë shpresë me fakte
Nëpër shtresat e popullsisë
Të besojnë zemrat e ngrimë
Se mund t’preken mrekullitë
GËZUAR TË GJITHË VITIN E RI 202
/www.QendraPress.com/