Në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” kanë filluar punimet për përgatitjen e bazamentit për asfaltim.

       Edhepse  komuna e Prizrenit  po përballet  me probleme sa i përket financave,pasi përmbaruesit nuk ndalojnë pasi përmbaruesi  po ua merre mjetet sidomos nga  Drejtoria e Shërbimeve Publike . Mirëpo drejtori Islam Ukimeri  njofton se në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” në Jeni Mahallë kanë filluar punimet për përgatitjen e bazamentit për asfaltim.

Këto akse janë të rëndësishme dhe mjaft të frekuentuara, me ç’rast po punohet për të siguruar infrastrukturë më të qëndrueshme dhe kushte më të mira për qarkullim. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se projekti po ecën sipas planit të paraparë/