Sot, u përkujtua rënia heroike e Komandant Remzi Ademaj.

Më 15.korrik të vitit 1998, në luftën për lirinë e Kosovës me forcat e okupatorit serb, ra për të mos vdekur kurrë Komandanti i UÇK-së, Remzi Ademaj – Petrit Kodra.. Sot me rastin e 28 vjetorit të rënies së këtij komandanti Shoqatat e dala nga lufta dhe Komuna e Prizrenit organizuan shënimin e 28 vjtorit të rëniës ku filllimisht n; ora 10. 00 u bënë homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ku morën pjesë ish lufëtarë e bashkëluftëtarë të Komandantit, familajarë struktura të larta politike si deputetë e në këtë përkujtim ishte dhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi përfaqësuesë të Policisë së Kosovës, ushtrisë së Kosovës dhe bashkëpërimtarë nga mërgata . Nga aty nderim u bë edhe në vendin e rënies në fshatin Nashec, në rrugën për në Grazhdanik ku ra për të mos vdekur kurrë.
Kurse në ora 110 u vunë buçeta lulesh tel Monumenti I lirisë ku është shtatorja e komandant Remzi Ademaj . Pas kësaj kryetari Totaj tha se sot jemi për të nderuar figurën më të nderuar të luftës dhe historisë më të re të Kosovës koamadant Remzi Ademaj. Gjaku i komandantit dhe të rënve tjera, tashmë kur këta trima të lirisë çdo ditë po fyhen e e përulen padrjtësisht, kjo neve në detyron që në të bëjmë edhe më shumë për këta.
Kryetari OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, tha se sot, po përkujtojmë njeriun e madh të luftës së UÇK-së komandantin për të cilëin skemi cka themi pos Lavdia gjithmon qoftë mbi të. Tash kjo kategori i luftëtarëve është duke u etiketuar në mënyrën më të ultë të mundshme. Prandaj,ne kërkojmë që Paralemti të miratojë ligjin për mbrojten e vlerave të luftës tha Isa Berisha. Vëllau i Komandantit Hamit Ademaj, tha se kjo datë na rikujton lavdinë e po kështu pikërisht kjo datë është një ditë krenarie,tha ai. Bashkëveprimtari i hershëm që nga mërgata Muharrem Avdyli tha se nga vitet e hershme 1973 njihem me Remziun. Çka të flasim për Remziun. Ai ishte njëri ndër ata që kurr nuk ndaloi të punojë për atdhe.
Sot, 28 vjet më pas, u përkujtua me nderim dhe krenari jetën, veprën dhe sakrificën e Komandant Petritit, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Petritit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!/QendraPress/