Fryma poetike me poeten:- Mirela Leka XHAVA

Dita e fundit e vitit

————————————

Ti do të bëhesh e shkuara ime

jo një minutë, një orë, një muaj,

por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë

dhe në orën dymbëdhjetë sonte;

Unë do të të them lamtumirë!

Hej, mos mendo se do të harroj

ti më njeh tashmë

Unë kam këtë mënyrë

për të qenë e vërtetë kalendarit ngjyrë.

Për momentet e lumturisë që kam shijuar

për dashurinë e pafund të atyre që dua

dhe momentet e trishtuara që do mbaj,

jo në kujtesë

por në forcën që më jep krah çdo ditë.

Do të bëhesh e kaluara ime,

jo një minutë, një orë, një muaj

por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë,

dhe në orën dymbëdhjetë sonte;

Unë do të të them lamtumirë!

/www.QendraPress.com/