Z.Tolkach,deklarata juaj jep pajtimin me Serbinë gjenocidale, siç tash sillet miku i saj Rusia, ndaj popullit tuaj. -Shkruan:Qazim THAÇI
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach ka thënë se qëndrimi i Kievit zyrtar për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar, por se janë mirënjohës për qëndrimin e Prishtinës në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ofrimin e ndihmës. Zotëri ambasador kjo deklaratë e juaja vërtetë është më shumë se e trishto, sepse ju po e përkrahni direkët gjenocidin e Serbisë mbi popullin liridashës shqiptar. Mos e përkrahni të keqen ,e të shëmtuarën edhe pse po pini ujë Kalemegdani ,sepse ndërgjegjja juaj do të lëndohet rëndë, Kur as gjaku i bijëve e bijave, fëmijëve dhe pleqve kosovarë nuk do të ju lënë të qetë në ëndrrat tua. E di thuhet se një thënie vjetër shqiptare’’qeni aty ku hanë edhe leh’’ ,por ju nuk jeni duke ngrënë në Beograd, por ju hani bukën e shtetit tendë që tashëm po lufton për lirinë nga krimet që po i bën vëllai i madh i Beogradit Putini mbi popullin tendë. Prishtina zyrtare, që nga dita e parë ka qëndruar në krah të liridashëse ukrainas, por jo përkrah ideve tua Ambasador kaq miope. Prandaj ,për të shtuar edhe më shumë urrejtjen e shqiptarëve ju nuk kursyet të thuani edhe këtë “Prandaj sot jemi mirënjohës për mbështetjen që Kosova i jep Ukrainës, por në të njëjtën kohë ritheksojmë qëndrimin tonë parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti”.Z. Tolkach, ju si ambasadorë duhet të lexoni të kaluarën dhe të bëheni vetëm disa sekonda real dhe ta bindni bindjen Tuja të sëmur se nuk është kështu, nëse pak e shfleton historinë apo shkon ë arkivat e Londrës e shes se gjenocidi ka filluar moti mbi shqiptarët nga ata serbë që munden të ju kenë hutuar juve, sepse ende janë të njohura foto autoktone të shqiptarëve që duke ikur nga barbaria serbe ikin na Nisus e Toplica duke dashur që ta zhbëjnë, andaj krejt kjo që thuani ju bie në kundërshtim të madh me idealin vëllezërve tu që tash po luftojnë për lirinë e Ukrainës,Z. Ambasadorë ose lexo fakte ose më mirë heshtë e mos u bë gazi botës e në kundërshtim më idealin vëllezërve dhe motrave tua, se në karrigen e gjakut të tyre po qëndron. Mbi të gjithë në botë është fakti se më së vështiri është flasësh të vërtetën, Kësaj here kaq por mund të themi edhe më shumë se kaq sa i përket kësaj deklarate Tuaj jo të matur, jo profesional e aspak të drejtë. Kërkoni që Rusia ta ndal luftën në atdheun tuaj ajo do ta ishte e vetmja kërkesë objektive e reale për një Ambasadorë të denjë./QendraPress.com/