Shkalla e vdekshmërisë është 23 për qind, më e lartë në vitin 2022 –Shkruan; Av. Faik MIFTARI
Në këtë vështrim do të prezantojë shkallën e vdekshmërisë në komunën e Prizrenit në vitin 2022, e cila ka shënuar një rritje shqetësuese tej mase prej 23% në krahasim me vitin 2019 në komunën e Prizrenit.Për krahasim të shkallës së vdekshmërisë së vitit 2022 në komunën e Prizrenit mora vitin 2019, pasi që gjatë vitit 2020 dhe gjysmës së parë të vitit 2021 ka dominuar pandemia e korona virusit Covid -19 e cila ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve si në komunën e Prizrenit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës dhe anembanë në botë.
Edhe pse në suaza normale duke marrë parasysh se edhe në Kosovë po rritet numri i personave të moshuar ndërsa po zvogëlohet numri i personave të rinj, për shkak të uljes së natalitetit dhe emigrimit të jashtëzakonshëm të rinjve drejt vendeve të Perëndimit, ka qenë e pritshme rritja e mortalitetit në një shkallë prej 5% në vitin 2022 në komunën e Prizrenit, porse rritja e shënuar prej 23% e shkallës së vdekshmërisë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019 është e jashtëzakonshme, shqetësuese dhe alarmuese.
Përderisa në vitin 2019 në komunën e Prizrenit kanë vdekur 874 persona , në vitin 2022 kanë vdekur në komunën e Prizrenit 1076 persona, që është një rritje prej 23%. Me siguri një përqindje e rritjes së shkallës së vdekshmërisë përafërsisht e njëjtë është shënuar edhe në nivel të Republikës së Kosovës, për të cilën gjë Enti Statistikor i Kosovës duhet të del me dhënat të sakta dhe t’i publikojë shkallën e vdekshmërisë në Republikën e Kosovës në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.
Sivjet, risi është, se krahas personave të moshës së shtyrë tani janë duke vdekur persona kryesisht të moshës së mesme dhe të rinj dhe atë papritmas po gjenden të vdekur kudo, në shtëpi, në banesë, në oborr, në rrugë, në zyre, në ballkon, në xhami, në park, në aeroplan, në autobus, në veturë, në bregdet, në fushë sportive, etj., e cila dukuri si e tillë gjer tani nuk ka qenë e shënuar kurrë më parë.
Personat që po vdesin papritmas, kryesisht po përjetojnë, sulm në zemër, goditje në tru, pneumoni, mpiksje gjaku, trombozë, etj., si pasojë e efekteve anësore të shfaqura pas vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me vaksina RNA kundër korona virusit Covid-19. Përveç vdekjeve janë shënuar edhe mijëra raste të qytetarëve që iu janë shfaqur sëmundje të ndryshme, prej atyre më të rënda, sikurse është kanceri, e gjer te më të lehta sikurse është demencia( harresa).
Kohët e fundit në nivel botëror po publikohen punimet shkencore në revistat prestigjioze shkencore nga mjekët dhe studiuesit me renome botërore, në të cilën
po prezantohen të dhënat e shumta të efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinat mRNA kundër Covidit, sikurse vdekjet e papritura, rritja e vdekshmërisë së foshnjave, abortimet e shpeshtuara spontane, dëmtimi i qelizave të muskujve të zemrës, sistemi i imunitetit të dobësuar tek njerëzit e vaksinuar, shtimi i kacerëve, rikthimi i kancerit, shkatërrimi i qelizave të trurit, etj.
Edhe pse do të duhej të ndizej sinjali i kuq dhe të alarmohen të gjithë shtresat e shoqërisë në Republikën e Kosovës, përkundër saj të gjithë po heshtin, duke filluar prej institucioneve shtetërore, publike, administrative, shëndetësore, drejtësisë, sigurisë, presidencës, qeverisë, e gjer te mediat elektronike, portalet dhe rrjetet sociale, partitë opozitare, organizatat joqeveritare, gazetarët, mjekët, analistët, etj., sikurse këto vdekje të papritura po ndodhin në planetin e Marsit e jo në Republikën e Kosovës.
Shpresoj se në vitin e ri 2023 të kemi zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë sikurse në nivelin lokal, në komunën e Prizrenit, ashtu edhe në nivelin qendror, në Republikën e Kosovës, porse jam skeptik dhe frikësohem se ky numër do të shënoj rritje më të lartë të personave të vdekur papritmas gjatë vitit 2023, nga viti 2022 , si pasojë e mëtutjeshme të efekteve anësore të shkaktuara nga vak.sinat mRNA kundër Covidit.
Zoti e ka krijuar përveç tjerash edhe planetin tonë, Tokën, në formën më të bukur dhe më të përkryer, me qëllim që tek raca njerëzore të dominojë e mira mbi të keqen. Për këtë arsye çdoherë ka pas, ka dhe do të ketë individ të vetëdijshëm, të logjikshëm dhe të guximshëm qofshin ata edhe në grupe më të vogla të cilët me urtësi, mençuri, me guxim veprojnë me qëllim të vetëdijesimit dhe gjetjes së zgjidhjes racionale, morale, humane, njerëzore, civilizuese për një të ardhme më të mirë për racën njerëzore në përgjithësi në këtë planet tonë të bukur, Tokë.
Njerëz të cilët shpresojnë dhe veprojnë janë këmbëngulës në kauzën e tyre, për realizimin e një të ardhme më të ndritur për racën njerëzore. Rruga drejt realizimit të këtij qëllimi është e vështirë dhe mizore, por ia vlen së vepruari pasi që proceset natyrore dhe shoqërore lëvizin gjithnjë me tendencë drejt arritjes të së mirës për racën njerëzore në përgjithësi në planetin tonë, Tokë.
Do të përmbyll këtë vështrim me një citim të Peter Jasakut:“Të dini, kur të mendoni se gjithçka ka marr fund, kur të humbni çdo fije shprese, kur lëshoni duart poshtë, atëherë Krijuesi i juaj ndërhyn, i shpërblen më të guximshmit dhe më te logjikshmit. Kurrë mos e humbni shpresën, sikurse nuk e humbim as ne.“
03.01.2023
Av. Faik MIFTARI/marrë nga FB/ transmeton/www.QendraPress.com/